Politikë

Detyra e parë, menaxhimi i protestës së opozitës/ Berisha sulmon kryepolicin e ri: U emërua nga bandat!

ë tubim është paralajmëruar se do të ketë akte të mosbindjes civile, kështu që me shumë gjasa, protesta do t'i ngjajë aksionit të opozitës në Kuvendin e Shqipërisë. 

k.m.
Detyra e parë, menaxhimi i protestës së opozitës/ Berisha
Ilir Proda dhe Sali Berisha

TIRANË- Sot, drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda mori zyrtarisht detyrën. Si sfidë të parë, kryepolici i ri do të ketë angazhimin e forcave të Policisë së Shtetit në protestën e opozitës, e cila do të zhvillohet më datë 7 tetor. Në tubim është paralajmëruar se do të ketë akte të mosbindjes civile, kështu që me shumë gjasa, protesta do t'i ngjajë aksionit të opozitës në Kuvendin e Shqipërisë. 

Emërimi i drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, ka tërhequr edhe vëmendjen e kryedemokratit Sali Berisha. Edhe sot, nga dritarja e shtëpisë së tij, në fjalimin e përnatshëm që mban para demokratëve, Berisha komentoi zhvillimin më të fundit tek uniformat blu. Në fjalën e tij, Berisha nuk i kurseu as akuzat ndaj Prodës. 

"Bandat më të rrezikshme të Shqipërisë përzgjodhën për ministër rendi bastardin e familjes Hoxha, diktatorit mizor, famëzi në të gjithë botën dhe të gjitha kohërat. Bandat, familjet e mafies emëruan drejtorin e përgjithshëm të policisë, famozin Proda, që mbiemër duhej ta kishte Shullazi, i cili, në dokumentet zyrtare figuron në krye të listës së narkokomisarëve të lidhur me krimin, me mbjelljen e drogës, me prishje provash.  Miqtë e mi, shteti i drogës, narkoshteti është një kalbësirë që nuk mund t’i rezistojë kurrë fuqisë së revoltës së qytetarëve. Nuk mund t’i rezistojë kurrë guximit të qytetarëve të zemëruar. Nuk mund t’i rezistojë kurrë zemërimit të qytetarëve të plaçkitur, të vjedhur. Nuk mund t’i rezistojë kurrë zemërimit të qytetarëve shqiptarë që duan të votojnë të lirë, që duan që me votën e tyre të përcaktojnë të ardhmen e tyre njëlloj si kombet e tjera,"-tha Berisha në fjalën e tij.

Më pas, u ndal sërish tek protesta e opozitës, duke bërë edhe njëherë thirrje për mosbindje civile. Deri më tani, nuk dihet shumë për skenarin e opozitës, por është zbuluar se tubimi do të jetë i ndarë në disa zona të kryeqytetit, mes tyre edhe para Kryeministrisë. Protesta do të nisë në orën 18.00, ndërsa ende nuk dihet se kur do të përfundojë./ZËRI

Poll

MOS HUMB