DURRËS-Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit, rreth orë 02:22 në Manëz të Durrësit, ku tre persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur. Blutë njoftojnë se drejtuesi i automjetit humbi kontrollin dhe u përplas me një bordurë betoni në një rrugë dytësore.
Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen shoferi 25-vjeçar Kleo Vrioni, pasagjerja Sara Brugentelli dhe një 15-vjeçar. Dy pasagjerët e tjerë kanë mbetur të lënduar dhe janë nisur drejt Tiranës për ndihmë mjekësore.
View this post on Instagram
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 02:22, në rrugën dytësore në Manzë, shtetasi K. V., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, automjeti është përplasur me një bordurë betoni.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi K. V., 25 vjeç, dhe pasagjerët, shtetasit S. B., 26 vjeçe, dhe A. M., 15 vjeç, kanë humbur jetën.
Pasagjerët e tjerë, shtetasit R. V., 25 vjeç, dhe K. D., 16 vjeç, janë dëmtuar dhe janë nisur drejt Tiranës për ndihmë mjekësore. K. D, ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.