Aktualitet

Alarm në Vlorë, kontrollohet një fugon i braktisur pas dyshimeve për lëndë plasëse

Automjeti ka tërhequr vëmendjen e banorëve dhe autoriteteve, pasi prej dy ditësh ndodhej i parkuar në të njëjtin vend dhe ende nuk është identifikuar pronari i tij.

M.K.
Alarm në Vlorë, kontrollohet një fugon i braktisur pas dyshimeve
Foto ilustruese

VLORË- Një alarm për një lëndë të dyshuar eksplozive ka ngritur në këmbë policinë në Vlorë, pas konstatimit të një furgoni të braktisur prej dy ditësh në lagjen “28 Nëntori”.

Automjeti ka tërhequr vëmendjen e banorëve dhe autoriteteve, pasi prej dy ditësh ndodhej i parkuar në të njëjtin vend dhe ende nuk është identifikuar pronari i tij.

Dyshohet se brenda tij mund të ketë lëndë eksplozive, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë dhe ato speciale. Zona është rrethuar, ndërsa janë nisur verifikimet për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për lëndë eksplozive. Furgoni pritet të dërgohet në komisariat për një kontroll të plotë nga strukturat përkatëse.

Ndërkohë, forcat e policisë kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë verifikimet./ZËRI

Poll

MOS HUMB