Foto ilustruese
DURRËS-Një 30-vjeçar ka përfunduar në spital mbrëmjen e kësaj të marte, pasi është plagosur me një kaçavidë në zonën e “Rrotës së Kuqe”, në Plazhin e Durrësit.
Sipas të dhënave paraprake, i riu ka marrë dy goditje me mjetin e mprehtë dhe është transportuar në Spitalin Rajonal të Durrësit për ndihmë mjekësore.
Për shkak të plagëve të marra, ai i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Burime nga spitali bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plagosjes dhe për të identifikuar autorim e konfliktit./ZËRI
Poll