KSAMIL- Detaje të reja po dalin ne dritë për vrasjen e turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil, ndërsa në ngjarje janë përfshirë edhe dy shtetas turq të cilët janë ndaluar së bashku me 29-vjeçarin Sokrat Vata. Dy shtetasit turq, një vajzë dhe një djalë, janë marrë në pyetje nga grupi hetimor pasi dyshohet se fshehën në bagazhin e automjetit të tyre autorin e krimit.
Ata kanë deklaruar se e paguanin 29-vjeçarin për shërbime sigurie, si bodigard dhe shoqërues personal.Në dëshmitë e tyre, ata kanë treguar se e njihnin 29-vjeçarin dhe se kishin krijuar marrëdhënie shoqërore me të gjatë qëndrimit në Ksamil. Sipas tyre, ata ishin klientë të rregullt të kompleksit “Principote”./ZËRI