Aktualitet

Aksident tragjik në Tiranë, makina përplas për vdekje 55-vjeçaren

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30. Sipas të dhënave paraprake, 23-vjeçari me inicialet O. V., teksa drejtonte automjetin, ka aksidentuar këmbësoren D. P., rreth 55 vjeçe.

M.K.
Aksident tragjik në Tiranë, makina përplas për vdekje
Foto Ilustruese

TIRANË- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Misto Mames, ku një 55-vjeçare ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30. Sipas të dhënave paraprake, 23-vjeçari me inicialet O. V., teksa drejtonte automjetin, ka aksidentuar këmbësoren D. P., rreth 55 vjeçe.

Përplasja ka qenë fatale për gruan, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 18:30, në Misto Mame, shtetasi O. V., rreth 23 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen D. P., rreth 55 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, shtetasja D. P. ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./ZËRI

Poll

MOS HUMB