Aktualitet

Vrasja e Nikulajt, Londra i hap rrugën apelit për ekstradimin e pesë të dyshuarve

Gjykata Supreme në Londër ka pranuar kërkesën e Shqipërisë për të apeluar vendimin që pengoi ekstradomin e të dyshuarve.

M.K.
Vrasja e Nikulajt, Londra i hap rrugën apelit për ekstradimin e
Ardian Nikulaj

ANGLI- Një zhvillim i ri është shënuar në përpjekjet e drejtësisë shqiptare për të sjellë në Shqipëri pesë përsonat e dyshuar për përfshirjen në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulajt.

Gjykata Supreme në Londër ka pranuar kërkesën e Shqipërisë për të apeluar vendimin që pengoi ekstradomin e të dyshuarve. Vendimi është marrë nha një trupe prej tre gjyqtarësh të kësaj gjykate. Çështja pritet të shqyrtohet në muajiit e ardhshëm,ndërsa gjykata do të vlerësoj nëse vendimi i mëparshëm për bllokimin e ekstradimit ishte i drejtë.

Pesë personat për të cilët Shqipëria kërkon ekstradimin janë Edmond Haxhia, Harry Simpson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman. Ata dyshohen se kanë pasur role të ndryshme në planin që parapriu ekzekutimin e Ardian Nikulajt.

Në gusht të vitit 2024, Gjykata e Ekstradimeve në Londër kishte miratuar kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e tyre për akuzën e “vrasjes me paramendim”. Megjithatë, më vonë u ngritën pretendime për mospërputhje në certifikatat e ekstradimit, sa i përket formulimit të veprave penale.

Në maj të vitit 2026, Gjykata e Lartë në Londër pranoi argumentet e mbrojtjes dhe shfuqizoi urdhrat e ekstradimit, duke e kthyer çështjen në një pikë të re juridike.

Tashmë, pranimi i apelimit nga Gjykata Supreme i jep Shqipërisë mundësinë për të kundërshtuar këtë vendim dhe për të vijuar përpjekjet për ekstradimin e të pestëve. Katër prej të dyshuarve vijojnë të qëndrojnë në paraburgim në Londër, ndërsa Harriet Bridgeman ndodhet e lirë me kusht.

Për vrasjen e Ardian Nikulajt, Gjykata e Lezhës ka dënuar me burgim te përjetshëm Ruben Saraivën./ZËRI

Poll

MOS HUMB