Aktualitet

Mallakastër/ Zjarri përfshin fshatin Çorrush, digjet 1 hektar tokë, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

Flakët kanë përshkuar rreth 1 hektar sipërfaqe, ndërsa janë dëmtuar edhe më shumë se 15 pemë ulliri shekullore

M.K.
Mallakastër/ Zjarri përfshin fshatin Çorrush, digjet 1 hektar
foto nga vendi i ngjarjes

MALLAKASTËR- Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një siperfaqe toke në fshatin Çorrush të Mallakastrës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Flakët kanë përshkuar rreth 1 hektar sipërfaqe, ndërsa janë dëmtuar edhe më shumë se 15 pemë ulliri shekullore.
Dyshimet paraprake janë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike pranë një kabine. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për izolimin e flakëve. Zjarri është vënë nën kontroll, duke shmangur përhapjen e mëtejshme.
Ndërkohë, pritet të përcaktohen në vijim rrethanat e sakta të rënies së zjarrit dhe dëmi i shkaktuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB