DURRËS-Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik që ndodhi në zonën e Manzës, në Durrës. 5 të rinjtë e përfshirë në aksident, 3 prej të cilëve humbën jetën dhe dy mbetën të plagosur, po ktheheshin nga një festë në Gjirin e Lalzit.
Alvi Muhaxhiri është 15-vjeçari që humbi jetën në aksidentin tragjik të ndodhur rreth orës 02:22 të mëngjesit të sotëm, në rrugën dytësore Manzë-Kullë. Në këtë aksident humbën jetën edhe 25-vjeçari Kleo Vrioni, drejtuesi i automjetit, dhe partnerja e tij 26-vjeçarja Sara Brugentelli.
Si pasojë e përplasjes mbetën të plagosur 26-vjeçari Rejsi Vrioni dhe 16-vjeçari Klevis Dervishi, të cilët janë transportuar drejt Tiranës për mjekim të specializuar. Mësohet se të rinjtë po ktheheshin nga një lokal nate në Gjirin e Lalëzit, ku kishin qenë për të parë performancën e reperit Cllevio.
Ngjara u raportua në orët e para të mëngjesit, ku makina ka humbur kontrollin dhe është përplas me një bordurë betoni në një rrugë dytësore.