Aktualitet

4 orë në pyetje nga prokurorët, Arben Voja shoqërohet drejt dhomave të paraburgimit në Fier (VIDEO)

Sipas të dhënave të bëra publike, ndaj Vojës u raportua lëshimi i urdhër-arrestit në kuadër të hetimeve për tjetërsimin e një sipërfaqeje toke shtetërore në Fier, gjatë periudhës që ai ishte në krye të Kadastrës. 

zh.ll

4 orë në pyetje nga prokurorët, Arben Voja shoqërohet drejt

FIER- Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja, është marrë në pyetje prej rreth 4 orësh nga prokurorët e SPAK dhe më pas është shoqëruar drejt dhomave të paraburgimit në ambientet e Drejtorisë së Policisë Fier. 

Voja është u ndaluar ditën e sotme pas një aksioni të befasishëm në Spitalin e Fierit. Sipas të dhënave të bëra publike, ndaj Vojës u raportua lëshimi i urdhër-arrestit në kuadër të hetimeve për tjetërsimin e një sipërfaqeje toke shtetërore në Fier, gjatë periudhës që ai ishte në krye të Kadastrës. 

Përveç Vojës, raportohet se urdhër-arrest është lëshuar për Dilaver Shytin, ish-kreu i Njësisë Administrative Dërmenas; Fjorelo Bidën, punonjëse e Kadastrës dhe Anila Haxhiun, notere. /ZËRI

MOS HUMB