TIRANË- Ardi Kollçaku, 54 vjeç, themelues i kompanisë “Anchor Invest”, është biznesmeni që për pak sa nuk ra pre e një mashtrimi prej 1 milion eurosh nga 25-vjeçari Albi Muça. Ky i fundit dyshohet se i është prezantuar në platformat online si kryeministri Edi Rama.
I riu e ka konktaktuar biznesmenin në 'Signal', ku i ka kërkuar shumën e parave, ndërsa i ka thënë që do të dërgojë një person tjetër për t’i marrë.
Megjithatë, biznesmeni ka dyshuar se bëhej fjalë për një skemë mashtrimi dhe e ka denoncuar menjëherë në Policinë. Më pas, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale arrestuan 25-vjeçarin në momentin që ky i fundit po merrte çatën me para./ZËRI
