Aktualitet

"Jam Edi Rama"/ Si tentoi 25-vjeçari t’i merrte 1 milion € ndërtuesit, momenti kur arrestohet teksa po merrte paratë (VIDEO)

Rasti është denoncuar nga 54-vjeçari Ardi Kollçaku, i cili sipas Policisë, ka dyshuar se po mashtrohej. Sakaq Policia ka arritur të arrestojë të riu dhe ka ndarë pamjet e arrestimit në momentin që 25-vjeçari po merrte paratë. 

zh.ll
"Jam Edi Rama"/ Si tentoi 25-vjeçari t’i merrte 1 milion
foto ilustrim:momenti i arrestimit-edi rama

TIRANË- 25-vjeçari Albi Muça është arrestuar në flagrancë nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se tentoi t’i merrte 1 milion euro një 54-vjeçari, ndërtues, të cili i ishte prezantuar në platformat e komunikimit online si funksionar publik. 

Sipas burimeve, dyshohet se Muça e ka kontaktuar 54-vjeçarin në aplikacionin Signal, duke u prezantuar si kryeministri Edi Rama. Po sipas burimeve, 25-vjeçari ka thënë ndërtuesit se do të dërgonte një person tjetër për të marrë shumën e kërkuar të parave. 

Rasti është denoncuar nga 54-vjeçari Ardi Kollçaku, i cili sipas Policisë, ka dyshuar se po mashtrohej. Sakaq Policia ka arritur të arrestojë të riu dhe ka ndarë pamjet e arrestimit në momentin që 25-vjeçari po merrte paratë. 

Ndërkohë, hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast dhe në raste të ngjashme.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni i koduar “Request”.

Do t’i merrte 1 milion euro, një 54-vjeçari, pasi i ishte prezantuar në platforma online, si funksionar publik, arrestohet duke marrë paratë, 25-vjeçari.

Si rezultat i veprimeve hetimore me metoda speciale, të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale, menjëherë pas denoncimit të një 54-vjeçari, se dyshonte se e kishin mashtruar në platforma komunikimi online nëpërmjet përdorimit të identitetit të një funksionari publik, për të dhënë 1 milion euro, u finalizua operacioni i koduar “Request”.

Në kuadër të operacionit u ndërhy për arrestimin në flagrancë të autorit, shtetasit A. M., 25 vjeç, banues në Tiranë, kur po merrte paratë.

Hetimi vijon për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë të përfshirë në këtë rast dhe në raste të tjera me të njëjtin mekanizëm kriminal.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim./ZËRI

MOS HUMB