Aktualitet

120 mijë euro të grabitura në dy banka në Tiranë, DËSHMIA e Robert Dukës: Lekët i lashë në kazino, u dhashë shokëve nga 3 mijë euro

Dy personat janë marrë në pyetje dhe kanë deklaruar se paratë ua kishte dhënë Robert Duka për t’u shlyer një borxh që ai kishte ndaj tyre.

F.I
120 mijë euro të grabitura në dy banka në Tiranë,
Robert Duka

TIRANË-Është zbardhur dëshmia e Robert alias Albert Duka, autorit të dy grabitjeve me armë zjarri në dy filialet e bankave “OTP Bank” dhe “Raiffeisen Bank". Duka i cili u arrestua një ditë më parë, pjesën më të madhe të shumës së grabitur prej afro 120 mijë eurosh e ka shpenzuar në kazino. Ndërkohë rreth 6 mijë euro, Duka ia ka dhënë dy miqve të tij në Vlorë, duke i dorëzuar secilit nga 3 mijë euro. Dy personat janë marrë në pyetje dhe kanë deklaruar se paratë ua kishte dhënë Robert Duka për t’u shlyer një borxh që ai kishte ndaj tyre.

Për të verifikuar pretendimet e tij, policia dhe prokuroria mësohet se u kanë kërkuar informacion katër kazinove të njohura në Tiranë, nëse Albert Duka ka qenë klient i regjistruar dhe, në rast se po, t'u vënë në dispozicion të gjithë dokumentacionin dhe pamjet filmike. Në pyetje lidhur me këtë çështje është marrë edhe bashkëshortja e Robert Dukës, një punonjëse pranë një banke të nivelit të dytë në Tiranë. Gruaja e 50-vjeçarit ka deklaruar se shumën prej 120 mijë eurosh e kishin fituar nga shitja e një apartamenti në zonën e stadiumit ‘Air Albania’.

Gruaja ka pohuar në polici se nuk kishte pasur asnjë dijeni që bashkëshorti i saj kryente grabitjen e bankave. Pas dhënies së deklarimeve, gruaja e Dukës është lënë e lirë.  Sot, Albert Duka të dalë para Gjykatës së Tiranës, ku do të njihet me masën e sigurisë ‘Arrest në burg’. Ndërsa hetimet vijojnë, pasi tashmë policia dhe prokuroria e Tiranës janë duke kryer veprime për të mësuar bashkëpunëtorët e Albert Dukës në këto dy grabitje, pasi një person i dytë dyshohet se e ka larguar me makinë gjatë episodit të grabitjes së datës 2 qershor 2026 në ‘OTP Bank’.

Drejtori i policisë së Tiranës, Oliger Torba bëri me dije se autori u identifikua duke përdorur teknologjinë dhe u arrestua pranë “Rrugës së Kosovarëve” në Tiranë. Duka rezulton një emër i njohur dhe për autoritetet greke, si përfshirë në një grup kriminal për grabitjen e 28 bankave në Greqi.

MOS HUMB