TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë pas arrestimit të Robert Dukës, autori i dyshuar për grabitjen e 60 mijë eurove në një filial të Raiffeisen Bank në Tiranë.
Sipas raportimeve, Duka rezulton një emër i njohur për autoritetet greke. Ai dyshohet se ka qenë i përfshirë në një grup të strukturuar kriminal, të akuzuar për grabitjen e 28 bankave në Greqi. Ndërkohë, mësohet se ai është mbajtur prej disa ditësh nën vëzhgimin e agjentëve të Policisë, pasi dyshohej se po përgatitej të largohej sërish drejt Greqisë.
Një tjetër detaj që bie në sy është fakti se bashkëshortja e tij punon në një tjetër bankë të nivelit të dytë në vend.
50-vjeçari Robert Duka, (i njohur edhe si Albert Duka), është arrestuar ditën e sotme, një javë pas grabitjes së bankës në zonën e Komunës së Parisit. Policia e Tiranës ka konfirmuar se 50-vjeçari me dy identitete, është autor dhe i grabitjes së një tjetër banke më 2 qershor. Ndërkohë që hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe për të verifikuar nëse i arrestuari ka lidhje me episode të tjera kriminale./ZËRI