Aktualitet

Takimet speciale, eskorta dhe“hoteli” në qeli, drejtori i policisë së burgut: Disa video me AI, të dënuarit kanë të drejtë...

Kapri ka kërkuar lidhur me raportimet për trajtimin e personazheve të botës së krimit, të cilët 'presin vizitorë' personazhe të shoëbizit. Gjithashtu, Kapri shtoi pyetjen edhe për ekzistencën e qelive luksoze brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit.

zh.ll
Takimet speciale, eskorta dhe“hoteli” në qeli, drejtori i
Komisioni për Çështjet e Brendshme

TIRANË- Në Komisionin për Çështjet e Brendshme, deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, ka ngritur shqetësimin për situatën në burgjet shqiptare. Pas raportimeve se në burgje futen personazhe të njohur të showbizit për personat e dënuar, Kapri ka kërkuar lidhur me raportimet për trajtimin e personazheve të botës së krimit, të cilët 'presin vizitorë' personazhe të shoëbizit. Gjithashtu, Kapri shtoi pyetjen edhe për ekzistencën e qelive luksoze brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit.

Drejtori i Policisë, Paulin Rajta, është përgjgijur Kaprit duke deklaruar se jo të gjitha pamjet e publikuara janë reale. Madje, ai ngre dhe shqetësimin për përdorim të AI. Megjithatë, ai deklaroi gjithashtu se të dënuarit me dënime mbi 15 vite, kanë të drejtë të personalizojnë qelitë e tyre, pasi do të kalojnë një pjesë të madhe të jetës aty.

“Sa i takon çështjes në lidhje me qarkullimin e videos për një personazh të krimit me kushte ekstra në qeli… tani IA është problem i madh, ka pasur ca po jo të gjitha, ca janë të rregulluara, ka pasur disa pajisje, por nuk ka pasur pajisje të ndaluara por sende të tepërta. Për krimet e rënda të dënuara me mbi 15 vjet, edhe bota në një farë mënyre  e lejon, dhe thotë që ka të drejtë ta personalizojë qelinë sepse do kalojë shumë vite aty, edhe pse ne nuk jemi në këto kushte….. Por si reagoi policia? Merrni dhe këtë vlerë. A fuqi që kjo polici të reagojë?", u shpreh ai.

MOS HUMB