
LIVERPOOL – Të gjithë po flasin për sulmuesin spanjoll të Manchester United, Alejandro Garnachon. Ai shënoi golin e parë në ndeshjen e ekipit të tij përballë Everton.
Garnacho shënoi me ‘stil biçikletë’, duke shtangur të pranishmit në stadium. Sportdashësit janë mahnitur nga ajo që kanë parë. Të shumtë ishin ata që thanë se goli i tij mund të jetë më i miri i sezonit.
Edhe vetë Garnacho nuk po besonte se çfarë perle kishte realizuar, teksa shfaqi habi pas asaj që ndodhi. Specialistët e futbollit e cilësuan këtë gol fantastik, që shumë rrallë mund të shikohet në futbollin profesionist.
Alejandro Garnacho realizoi golin e parë në sfidën Everton-Manchester United. ‘Djajtë’ fituan 0:3 në Liverpool. Me këtë fitore, United ngjitet në vendin e 6 në Premier League./Zëri.ai/