
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka mbyllur me batuta fjalën e tij të mbajtur onlinë në Këshillin e Atlantikut mbi sfidat e rajonit dhe perspektivën europiane. Në fund të fjalës së tij, Kreu i Qeverisë u pyet nga drejtuesi i mbledhjes se kush ishte burri (Ismail Qemali) në fototgrafi pas Kryeministrit. Me humor, Rama iu përgjigj se është gjyshi i tij pasi ngjajnë.
Pyetje: Kush është burri në krah jush?(Ismail Qemali)
Edi Rama: Është gjyshi im… E shikoni ngjashmërinë. Është ati themelues i Shqipërisë është burri që ngriti flamurin e pavarësisë këtu në këtë qytet pak qindra metra nga vendi ku po flas. Në njëfarë mënyre është gjyshi i të gjithë shqiptarëve./Zëri
NDIQNI VIDEON:
Poll