Video

Biletat më të shtrenjta në historinë e sportit

Intesimi i madh ka bërë që edhe çmimet e biletave të kapin shifra të jashtëzakonshme. Më poshtë janë 5 eventet me çmimet më të shtrenjta të biletave në histori.

k.m.
Biletat më të shtrenjta në historinë e sportit
Foto ilustruese

TIRANË- Sporti është pjesë e rëndësishme e jetes së njeriut. Jo vetëm futbolli, por edhe basketbolli, hokej, boksi, bejsbolli apo futboll amerikan kanë me miliona tifozë anembanë botës, të cilët janë të aftë që të bëjnë çmendurira për ekipet e tyre të zemrës. Në takime vendimtare, këta fansa kanë bërë sakrifica të mëdha financiare vetëm për të qenë në stadium për të mbështetur skuadrën e tyre.

Intesimi i madh ka bërë që edhe çmimet e biletave të kapin shifra të jashtëzakonshme.

Më poshtë janë 5 eventet me çmimet më të shtrenjta të biletave në histori.

Edhe pse në disiplina të ndryshme sportive, Floyd Mayweather dhe Connor McGregor bënë që të ndodhte përplasja e boksit me MMA. Ky duel u quajt si më i madhi në historinë e sporteve luftarake. Biletat nisnin nga 500 dollarë e u shitën deri në 98500.

Në këtë ndeshje fitimtar doli Mayweather me nokaout teknik. Kur masat e COVID-19 nisën të zbuteshin, tifozët e Rams mbushën stadiumin "SoFi" për të mbështetur ekipin e tyre. Për ta ia vlejti, pasi skuadra e tyre mundi Bengals 23-20. Biletat u shitën nga 6 k deri në 100k.


Në 2015, dy nga boksierët më të mirë në histori, Manu Pakuiao dhe Floid Meiuedher u ndeshën. Vendet më të mira u shitën për 180 mijë dollarë. Ato më të lirat 1500. Në 3 shkurt 2013 u përballën në finalen e Superboulit Ravens me San Francisco 49-ers.

Ndeshja përfundoi 34-29 për Ravens ndërsa tifozët e çmendur paguan deri në 420 mijë dollarë për një vend VIP. Ndërsa ato më të lirat nisnin nga 2 miëj dollarë.

A do të paguanit 1 milionë dollarë për të ndjekur ekipin tuaj të zemrës?

Këtë e kanë bërë fansat më të çmendur të ekipeve të bejsbollit çikago Kabs dhe Cleveland Indians. Biletat më të lira u shitën për 2k, ndërsa më e shtrenjta 1.17 mln dollarë. Finalet u fituan nga Kabs, që i dhanë fund thatësirës 108-vjeçare./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB