Video

Tensione në gjyq, të pandehurit sulmojnë verbalisht Nuredin Dumanin

Në seancën gjyqësore, Dumani tregoi se tek grabitja në Kavajë, Talo Çela ka goditur me levë në kokë kambistin.

F.m
Tensione në gjyq, të pandehurit sulmojnë verbalisht Nuredin
Nuredin Dumani

TIRANË- Nuredin Dumani, bashkëpunëtori i drejtësisë ka rrëfyer përpara gjykatës grabitjet e kambistëve në Elbasan, Kavajë e Durrës, vepra të cilat i ka kryer në bashkëpunim me të pandehurit e tjerë të dosjes “Plumbi i artë”, Talo Çela, Ilirjan Feçi dhe Gentian Sharra. Në seancën gjyqësore, Dumani tregoi se tek grabitja në Kavajë, Talo Çela ka goditur me levë në kokë kambistin. Mirëpo, në seancën gjyqësore ka pasur edhe tensione. Të akuzuarit nga SPAK i janë kundërvënë bashkëpunëtorit të drejtësisë, duke i ndërprerë dëshminë. Një prej tyre ishte edhe Petrit Qoli, që e konsideroi Nuredin Dumani, një krijesë të shpifur.

Poll

MOS HUMB