TIRANË- Damasku ra! Presidenti i Sirisë Bashar Al Assad është rrëzuar, por është arratisur dhe ka përfituar azil politik në Moskë. Pas 24 vitesh, bota ka parë sirianët të rikthehen në tokën e tyre. Forcat tokësore izraelite kaluan zonën e çmilitarizuar në kufirin midis Izraelit dhe Sirisë gjatë fundjavës dhe hynë në vend për herë të parë që nga lufta e Yom Kippur në tetor 1973. Kjo është një ngjarje historike që është pritur me reagime të shumta. Presidenti amerikan në detyrë, Joe Biden tha se nuk do të lejojnë që ISIS të kthehet në Siri. Pentagoni tha se kryen sulme ajrore kundër objektivave të ISIS. Nga ana tjetër Irani ka hapur një linjë të drejtpërdrejtë komunikimi me rebelët në udhëheqjen e re të Sirisë. Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një takim urgjent për Sirinë, pas përmbysjes së sundimtarit të Sirisë Bashar al-Assad. Takimi është kërkuar nga Rusia.
Siria drejt një epoke të re! Mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB-së
Nga ana tjetër Irani ka hapur një linjë të drejtpërdrejtë komunikimi me rebelët në udhëheqjen e re të Sirisë.
Poll