INDI- Një incident i frikshëm ka ndodhur në një park argëtimi në Indi, kur një vajzë 13-vjeçare ra nga kabina e një "Ferris Wheel" dhe mbeti pezull në ajër, derisa u shpëtua. Ngjarja e frikshme ka ndodhur më 4 dhjetor.
MOMENTI ME VIDEO:
Në video, vajza e vogël shihet e varur në strukturën metalike të timonit, ndërsa kalimtarët e rastit e shikojnë të tmerruar.
Fillimisht një burrë në kabinën tjetër përpiqet ta kapë, por nuk ia del. Punonjësit kthyen timonin dhe më në fund e shpëtuan të miturën, e cila fatmirësisht nuk pati lëndime nga incidenti./ZËRI
Poll