Video

Kryebashkiaku i Devollit dërgohet për gjykim

Kryetari i bashkisë Devoll, akuzohet se ka licensuar një pikë karburanti e cila ishte ndërtuar pa leje.

F.I
Kryebashkiaku i Devollit dërgohet për gjykim
Eduard Duro

TIRANË-Kryebashkiaku i Devollit, Eduard Duro është dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ai bashkë me katër të pandehurit e tjerë akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”, në bashkëpunim. Kryetari i bashkisë Devoll, akuzohet se ka licensuar një pikë karburanti e cila ishte ndërtuar pa leje. Ai është thirrur disa herë në SPAK për tu marrë në pyetje në lidhje me këtë çështje.

Në deklaratat e dhëna për gazetarët, është shprehur se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen./ZËRI

Poll

MOS HUMB