Video

“Kukulla” vrasëse në Kolumbi

Sipas informacioneve që dihen deri më tani për aktivitetin e 23-vjeçares, e reja kishte nisur të zgjeronte aktivitetin e saj kriminal, duke marrë një rol drejtues në një rrjet vrasësish që përhapnin terrorin në zonë.

F.m
“Kukulla” vrasëse në Kolumbi
Karen Julieth Ojeda Rodríguez

KOLUMBI- Karen Julieth Ojeda Rodríguez, e njohur për autoritetet lokale si "La Muñeca", e përkthyer në shqip “Kukulla" është arrestuar nga Policia kolumbiane pasi akuzohet për një seri vrasjesh të bëra për llogari të grupit kriminal "Los. de la M". Mes viktimave të 23-vjeçares ishte edhe ish-partneri i saj, Davy Jesus, i cili u vra korrikun e kaluar në një pritë në zonën e Piedequesta.

Ojeda Rodriguez, e konsideruar nga disa si vrasësja më e rrezikshme në rajonin Santander, u arrestua së bashku me dy persona të tjerë në kuadër të një operacioni policor. Të arrestuarve iu gjetën disa armë zjarri që u dërguan për analiza balistike. Një prej të arrestuarve është "Leopoldo", një nga personat më të besuar të të resë. Sipas informacioneve që dihen deri më tani për aktivitetin e 23-vjeçares, e reja kishte nisur të zgjeronte aktivitetin e saj kriminal, duke marrë një rol drejtues në një rrjet vrasësish që përhapnin terrorin në zonë.

Vrasja e ish-partnerit të saj, Davy Jesus, tregon se sa e pamëshirshme ishte 23-vjeçarja. Jesus mori një telefonatë nga Ojeda Rodriguez, e cila i kërkoi të takohej për të zgjidhur një mosmarrëveshje financiare. Por në fakt, në vendin ku lanë takim, i dolën para dy persona me motor që e qëlluan për vdekje. Dyshohet se kjo vrasje është porositur nga vetë "kukulla". E reja, e cilësuar si një “ekzekutuese e rrezikshme” nga gazetari spcialist Jacobo Solano Cerchiaro, dyshohet se drejtonte një rrjet kriminal të specializuar në pastrimin e parave të vendosura nga aktivitetet e paligjshme.

Sipas autoriteteve kolumbiane, gruaja punon për bandën kriminale të njohur si Los de la M, e cila aktualisht po lufton me organizata të tjera rivale në rajon për kontrollin e paligjshëm të territoreve dhe trafikun e drogës. "La Muñeca" luajti një rol kyç në koordinimin e vrasjeve selektive të urdhëruara nga rrjeti kriminal, i drejtuar nga John Jairo Fernández Portala Marihuano, i cili është aktualisht në burg. Arrestimi i Ojeda Rodríguez rikthen në plan të parë problemin e rritjes së dhunës në Santander, zonë që regjistron një vrasje çdo tre ditë. 30 vrasje u regjistruan vetëm në tremujorin e parë të vitit 2024./ZËRI

Poll

MOS HUMB