
SHBA- Diplomati rus Roman Kashayev qeshi në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë të OKB-së teksa zyrtarja ukrainase Daria Zarivna fliste për fëmijët e vrarë gjatë 2 viteve në luftë. Reagimin e tij ndaj këshilltares së presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy u bë viral në rrjetet sociale.
MOMENTI ME VIDEO:
Zarivna gjatë fjalimit të saj kujtoi tragjedinë e familjes Basilevich që ndodhi më 4 shtator, kur Rusia kreu një sulm me raketa në Lviv. Gjatë atij sulmi u vranë tre motrat Daria, Yarina dhe Emiliya, si dhe nëna e tyre Yevhenia. Teksa po rrëfente historinë e tyre, Kashayev u filmua duke qeshur. Kaq ka mjaftuar për t'u shënjestruar dhe kritikuar!/ZËRI