Video

Shqiptari masakron gruan me çekiç

Trupin ia ka fshehur një javë rresht në papafingon e shtëpisë.

F.m
Shqiptari masakron gruan me çekiç
Alba Cenko dhe Kastriot Cenko

GREQI- Kastriot Cenko ka masakruar me çekiç bashkëshorten e tij Alba Cenko, e cila ishte edhe nëna e dy fëmijëve të tij. Ngjarja ka ndodhur një javë më parë në banesën e çiftit në Athinë. Kastrioti është shprehur se dyshonte se Alba e tradhëtonte me shokun e tij të ngushtë dhe në momentin që e ka dëgjuar të fliste me të në telefon, e ka qëlluar me çekiç dhe e ka vrarë. Trupin ia ka fshehur një javë rresht në papafingon e shtëpisë. Familjarët e telefononin vazhdimisht Alba Cenkon, por Kastrioti ua mbyllte dhe u kthente vetëm SMS. Kjo gjë i ka shqetësuar familjarët dhe pasi ngjarja ka marrë përmasa të mëdha, vetë Kastrioti ka marrë në telefon policinë dhe ka kallëzuar krimin.

Poll

MOS HUMB