
Mario Përlleshi
TIRANË- Avokati mbrojtës i Mario Përlleshit, autorit të vrasjes së Martin Canit, ka ankimuar masën e sigurisë "arrest në burg" të caktuar ndaj 14-vjeçarit. Mbrojtja pretendon se i mituri ka qëlluar me thikë në kushtet e vetëmbrojtjes. Të shtunën e kaluar, 14-vjeçari është ripyetur për 8 orë nga Prokuroria e Tiranës, në prezencë të avokatit, psikologut dhe njërit prej prindërve. Tashmë pritet që në Apelin me Juridiksion të Përgjithshëm, të hidhet shorti për caktimin e trupës që do të shqyrtojë kërkesën e avokatit të Përlleshit.
Poll