
TIRANË-Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim Albi Mecinin dhe dy bashkëpuntorët e tij, Arafat Manërkolli nga Dibra, dhe Ervis Cukali nga Tirana, pasi u kapën me 21 kg eksploziv në vitin 2023. Mecini u kap në flagrancë në fshatin Vajkan, të qarkut Fier, ku kishte lënë mjetin e tij pranë lëndës eksplozive, në një rrugë dytësore pranë rrethrrotullimit përballë qëndrës “Viva” në rrugën për tek vendi i quajtur “Safari”. Mecini njihet edhe si ‘ushtari’ i Admir Tafilit. Në Fier, ai dyshohet se ishte nisur të ekzekutonte një nga emrat e botës së krimit.
Gjithashtu, Mecini dyshohet të ketë gisht edhe në zhdukjen e Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovarit alias "Koçole", prej të cilëve nuk ka asnjë gjurmë prej më shumë se dy vitesh./ZËRI