Video

Luis Meçe niset për kurim në Itali

Ngjarja tragjike ndodhi më 18 nëntor, në shkollën “Fan Noli”, ku përplasja me thika mes adoleshentëve përfundoi me vdekjen e Canit dhe plagosjen e Meçes.

F.m
Luis Meçe niset për kurim në Itali
Luis Meçe

TIRANË- 14-vjeçari Luis Meçe, i cili ngeli i plagosur gjatë sherrit, ku humbi jetën shoku i tij Martin Cani, është nisur për kurim në Bari të Italisë. I mituri ka marrë katër goditje me thikë në stomak, në shpinë dhe në mushkëri. Përmes një GoFoundme, Luisi ka arritur të mbledhë shumën prej 80 mijë eurosh dhe të vijojë kurimin e tij jashtë vendit. Ngjarja tragjike ndodhi më 18 nëntor, në shkollën “Fan Noli”, ku përplasja me thika mes adoleshentëve përfundoi me vdekjen e Canit dhe plagosjen e Meçes. Në burg për këtë ngjarje ndodhet Mario Përlleshi, i cili gjithashtu mbeti i dëmtuar në njërën dorë.

Poll

MOS HUMB