Video

Nipi i Pajtim Serjanit dhe djali i Ad Sybardhit kapen me 1 kg kokainë

Antidroga prej të paktën 6 muajsh i kishte në ndjekje dhe në përgjim dy të arrestuarit që kryesisht e shpërndanin kokainën në zonën e ish-Parkut, por dhe në zona të tjera të Tiranës.

F.m
Nipi i Pajtim Serjanit dhe djali i Ad Sybardhit kapen me 1 kg kokainë
Klajdi Serjani, 24 vjeç dhe Euxhenjo Manushi, 20

TIRANË- Klajdi Serjani, 24 vjeç dhe Euxhenjo Manushi, 20 vjeç, janë vënë në pranga pasi janë kapur me 1 kilogramë e 50 gramë kokainë, sasi që nëse do të dilte në treg, do të kapte vlerën e 270 mijë eurove. Dyshja u arrestuan në rrugën “Kastriotët”, në afërsi të kthesës së Kamzës, pranë terminalit të autobusëve. Antidroga prej të paktën 6 muajsh i kishte në ndjekje dhe në përgjim dy të arrestuarit që kryesisht e shpërndanin kokainën në zonën e ish-Parkut, por dhe në zona të tjera të Tiranës. Klaudio Serjani rezulton të jetë edhe nipi i Pajtim Serjanit, një personazh i njohur për blutë e Tiranës, pasi në vitin 2015 i ka shpëtuar një atentati. Ndërsa Euxhenjo Manushi është djali i Adriano Manushit, muzikantit që njihet si Ad Sybardhi.

Poll

MOS HUMB