
TIRANË- Kënaqësia për të jetuar në Shqipëri nuk ka ndryshuar, pavarësisht se vendi ka pasur ndër rritjet më të larta të ekonomisë në rajon. Sipas BERZH, niveli i kënaqësisë së jetesës së shqiptarëve është njëlloj si në vitin 2016, por shumë më e ulët se në vitin 2006, kur ka filluar matja e këtij indeksi. Kosova është një nga shtetet më optimiste, e treta pas Sllovenisë dhe Estonisë. Pas Kosovës, renditet Serbia, e më pas Bosnjë Hercegovina. Vlerësimet e njerëzve për shëndetin e tyre janë përmirësuar ndjeshëm me kalimin e kohës. Rezultatet e sondazhit tregojnë se shqetësimi mendor shoqërohet me kënaqësi më të ulët dhe priret të jetë më i përhapur në vendet më të varfra dhe në mesin e atyre që janë financiarisht të pasigurt. Me sa duket të gjithë këto elementë që ndikuan në përmirësimin e kënaqësisë së të jetuarit në rajon, në Shqipëri nuk janë përmirësuar.