
TIRANË- Një nga çiftet më të dashur e më të komentuar për publikun shqiptar, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku, janë drejt ndarjes. Dy artistët që janë dhe prindër të dy fëmijëve nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, duke bërë që fansat dhe ndjekësit e tyre të ngrenë dyshimet për një krisje në marrëdhënien e tyre. Dyshja nuk kanë më asnjë foto në rrjetet sociale ku shfaqen së bashku. Megjithatë, ky lajm nuk është konfirmuar ende nga asnjëri prej tyre. Besi dhe Xhensila kanë preferuar të mos komentojnë zërat që po qarkullojnë prej ditësh, duke shtuar këtu faktin që këngëtarja nuk është parë në gjendje të mirë në publik, ditët e fundit. Në nëntor, çifti u bënë prindër për herë të dytë. Pas Ajkës, ata u bekuan me një djalë, të cilin e quajtën Amen.