
Safet Gjici
TIRANË-Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, dyshohet se ka tentuar të vrasë veten në qeli. VoxNews shkruan se Gjici po e përjeton shumë keq publikimin e videos intime me Alma Kaçin dhe për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, ka tentuar të vetëflijohet. Episodi raportohet të ketë ndodhur dy muaj më parë, pasi Gjici tashmë ndodhet i shtruar në spital, në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Vetëvrasja e tij është ndaluar nga Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës që ndodhet pas hekurave për shitblerje votash./ZËRI
Poll