Video

Vodafone dhe ONE "zhvatin" qytetarët

Operatorët celularë i kanë rritur çmimet për paketat bazike të komunikimit me parapagesë me 100-200 lekë në dy vitet e fundit, por kanë ulur njësitë e përfshira të komunikimit në to, si një formë për të nxitur përdoruesit të lëvizin drejt paketave me çmim më të lartë.

F.m
Vodafone dhe ONE "zhvatin" qytetarët
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Vodafone Albania arriti një fitim neto në vlerën e 549 milionë lekëve, ndërsa operatori One Albania, që siç bën me dije Monitor, sipas AKEP, e mbylli vitin 2023 me një fitim neto në vlerën e 70 milionë lekëve. Rrjedhimisht Vodafone Albania ka thelluar dominimin e vet. Ulja e numrit të operatorëve celularë, por edhe rezultatet e pakënaqshme financiare të tyre kanë sjellë qysh prej vitit të kaluar shtrenjtimin e paketave të komunikimit. Operatorët celularë i kanë rritur çmimet për paketat bazike të komunikimit me parapagesë me 100-200 lekë në dy vitet e fundit, por kanë ulur njësitë e përfshira të komunikimit në to, si një formë për të nxitur përdoruesit të lëvizin drejt paketave me çmim më të lartë.

Një tendencë të ngjashme po shfaqin edhe paketat mujore të abonimit me kontratë./ZËRI

Poll

MOS HUMB