Video

Apeli i shton dënimin Safet Gjicit

Gjici dënohet me vendim të formës së prerë tashmë jo për shpërdorim detyre por për korrupsion pasiv.

f.t
Apeli i shton dënimin Safet Gjicit
Safet Gjici

TIRANË-Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar vendimin e shkallës së parë për Safet Gjicin, duke e dënuar përfundimisht me 4 vite e 6 muaj burg. Kohë kjo, që me gjykimin e shkurtuar shkon në 3 vite heqje lirie. Pas rekursit të SPAK për ndryshim të akuzës, Gjici dënohet me vendim të formës së prerë tashmë jo për shpërdorim detyre por për korrupsion pasiv. Por edhe për Alma Kaçin u ndryshua vepra penale. Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ajo u dënua për prostitucion, ndërsa Apeli e ka shpallur fajtore për korrupsion aktiv, duke e dënuar me 1 vit e 6 muaj burg. 

Asnjëri prej tyre nuk mori pjesë në proces, teksa ish-kryebashkiaku i Kukësit prej rreth dy muajsh ndodhet në spital, në gjendje jo të mirë shëndetësore, por detaje të tjera nuk janë bërë me dije./ZËRI

Poll

MOS HUMB