Video

Mashtrimi me IPARD, OLAF: Paguanin të merrnin fonde

OLAF zbuloi disa parregullsi serioze gjatë fazës së dhënies së granteve dhe zbatimit të disa projekteve, të cilat përfshinin pagesën e lartë të aplikantëve, kontratat false dhe çmime të fryra.

f.t
Mashtrimi me IPARD, OLAF: Paguanin të merrnin fonde
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Zyra e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve, e njohur si "OLAF", ka zbardhur mashtrimin me fondet e Programit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (IPARD) në Shqipëri. OLAF është një organ i mandatuar nga Bashkimi Evropian për mbrojtjen e interesave financiare të vendeve të unionit dhe u vu në lëvizje nga një denoncim i dërguar nga Shqipëria, ku tregohej skema e vjedhjes së fondeve për bujqësinë. Nga hetimet OLAF ka identifikuar keqpërdorimin e 33 milionë eurove, fonde të BE-së në ndihmë të bujqësisë shqiptare. OLAF sqaron se aplikantët për IPARD II ishin të detyruar të paguanin një përqindje të madhe të grantit të tyre për kompanitë konsulente të "përzgjedhura paraprakisht", të cilat më pas do të lehtësonin kontratat me Agjencinë Shqiptare për Zhvillimin Rural dhe Bujqësinë (AZHBR), e cila shpërndante fondet. OLAF zbuloi disa parregullsi serioze gjatë fazës së dhënies së granteve dhe zbatimit të disa projekteve, të cilat përfshinin pagesën e lartë të aplikantëve, kontratat false dhe çmime të fryra.

OLAF rekomandoi, që BE të parandalojë 112 milionë euro të financimit të ardhshëm për Shqipërinë nga shpenzimet e panevojshme, derisa të vendosen masa korrigjuese për të mbrojtur interesat financiare të BE-së nga çdo aktivitet i paligjshëm./ZËRI

Poll

MOS HUMB