TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e 10 tetorit në Gjirokastër, ku nga shpërthimi me tritol i një automjeti tip "Benz", mbeti i vrarë Beqir Devolli, ndërsa u plagos 26-vjeçari Erigels Mela. Kamera e sigurisë ka fiksuar momentin kur një person i maskuar që lëvizte me motor vuri minën e telekomanduar në makinën e Beqir Devollit. Viktima, e kishte lënë automjetin te lokali i një të njohuri të tij dhe ishte me dyer të hapura. Sipas raportimeve, personi i maskuar e montoi eksplozivin në sediljen e shoferit dhe më pas u largua qetësisht. Një ditë më vonë, automjeti shpërtheu pasi u aktivizua në distancë lënda plasëse. Lidhur me atentatin Policia e Gjirokastrës ka pyetur 23 persona, ku në dëshminë e familjarëve thuhet se Beqir Devolli kishte një vit që ruhej dhe i shmangej Tiranës. Ndërkohë Erigels Mela, pasagjeri i cili mbeti i plagosur, është shprehur se nuk kishin asnjë konflikt dhe me Beqir Devollin e lidhnin njohjet shoqërore.
/ZËRI