Video

Qira me të drejtë blerje dhe kredi me 0% interes, kategoritë që përfitojnë

Skema e parë u mundëson përfituesve të marrin një banesë me qira, ndërsa një pjesë e pagesave do të zbritet nga çmimi i blerjes.

zh.ll
Qira me të drejtë blerje dhe kredi me 0% interes, kategoritë
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Qeveria ka propozuar ndryshime në ligjin aktual për strehimin, ku ndër programet kryesore për të adresuar nevojën për strehim të përballueshëm, do të jenë pagesat për qiratë me të drejtë blerje për apartamente te banesat sociale dhe dhënia e kredive me 0% interes. Skema e parë u mundëson përfituesve të marrin një banesë me qira, ndërsa një pjesë e pagesave do të zbritet nga çmimi i blerjes. Skema e dytë parashikon kredi pa interes dhe garanci shtetërore për familjet që kanë mundësi shlyerjeje, por u mungon kolaterali ose pagesa fillestare. Sipas projektligjit, kategoritë që mund të përfitojnë nga programet e strehimit të përballueshëm do të jenë familjet me të ardhura të ulëta ose të mesme, të rinjtë në fillim të karrierës, familjet e reja, familjet një-prindërore me fëmijë të mitur, punonjësit e shërbimeve publike dhe profesioneve prioritare, personat me aftësi të kufizuara dhe kujdestarët e tyre, si dhe qytetarët e rikthyer nga emigracioni.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB