Video

GJKKO “fal” për 1 vit Greta Gjocin dhe e liron

Për shkak të situatës së pazakontë, nëna me foshnjën është vizituar gjatë ditës së djeshme edhe nga Avokati i Popullit.

zh.ll
GJKKO “fal” për 1 vit Greta Gjocin dhe e liron
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Gjykata e Posaçme ka vendosur të shtyjë ekzekutimin për Greta Gjocin deri sa foshnja e saj të arrijë moshën 1-vjeç. Gjoci, e cila dje u transferua në burgun e Pojskës në Pogradec, me foshnjën 3-muajshe, u paraqit këtë të enjte në GJKKO. Pas kërkesës së mbrojtjes së Gjocit, një ditë më parë, GJKKO ka pranuar shtyrjen e ekzekutimit të dënimit, në seancën e sotme.  Ndërkohë mësohet se në seancën që zgjati 25 minuta, ishte i pranishëm avokati, duke shkelur kështu bojkotin e avokatëve që vijon prej disa javësh. Për shkak të situatës së pazakontë, nëna me foshnjën është vizituar gjatë ditës së djeshme edhe nga Avokati i Popullit. Greta Gjoci është një prej 6 grave, mes 16 të pandehurve të grupit të Bruno Çobos, të akuzuar dhe dënuar për zhvatjen e 4.7 milionë eurove të qytetarëve italianë përmes Call Centerave. Ajo është dënuar me 6 vite e 8 muaj burg pasi akuzohet për veprat penale “mashtrim kompjuterik” në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal dhe “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB