Video

U largua drejt Shqipërisë? Alket Rizai u arratis si “polic” 

Rizai pas incidentit në Anavyssos ku ndodhën të shtënat me armë, kishte një sinjalizues të ngjashëm me atë të makinave të policisë greke dhe përdorte gjithashtu një altoparlant për t’u komunikuar drejtuesve të tjerë.

zh.ll
U largua drejt Shqipërisë? Alket Rizai u arratis si
Alket Rizai

TIRANË-Alket Rizai vijon të jetë në arrati që prej muajit shtator, ndërsa hetimet vijojnë dhe detaje të reja dalin në dritë. Megjithëse ende nuk ka asnjë gjurmë prej tij, autoritetet po mbledhin dëshmi që mund të shërbejnë për të çuar në gjurmët e Rizait. Sipas mediave greke dyshimet janë se ai mund të jetë arratisur drejt Shqipërisë osë Kosovës. Ndërkohë, një dëshmitar ka deklaruar se gjatë arratisjes Rizai dyshohet se përdori një sinjalizues policie dhe një altoparlant, me qëllim shmangien e kontrolleve të mundshme gjatë lëvizjes. Po sipas kësaj dëshmie, një shofer që po qarkullonte në rrugët ku u largua Rizai pas incidentit në Anavyssos ku ndodhën të shtënat me armë, kishte një sinjalizues të ngjashëm me atë të makinave të policisë greke dhe përdorte gjithashtu një altoparlant për t’u komunikuar drejtuesve të tjerë. Që prej 14 shtatorit, në Greqi ka nisur një megaoperacion për kapjen e Alket Rizait, i cili nuk u kthye në burg pas lejes që kishte marrë dhe u shpall zyrtarisht person në kërkim.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB