Video

U ndalua importi/ Mish Brazili i kontaminuar? Ministri Salla: U shit...

Salla deklaroi se gjatë monitorimeve të kryera në periudhën janar-gusht, u konstatuan dy raste të mishit të pulës të importuar nga Brazili me mbetje të substancave veterinare.

zh.ll
U ndalua importi/ Mish Brazili i kontaminuar? Ministri Salla: U shit...
Andis Salla

TIRANË- Shqipëria ka ndaluar importin e mishit nga Brazili që prej muajit shtator. Sipas të dhënave, Brazili është furnizuesi kryesor i Shqipërisë me mish viçi, derri dhe shpendësh. Gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Bujqësisë, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, njoftoi se nga 3 shtatori 2026 ka nisur zbatimi i ndryshimeve të reja europiane për importet nga Brazili, duke mos lejuar importin e mishit të gjedhit dhe mishit të shpendëve. Ministri u ndal te vendimi për ndalimin e importit, duke theksuar problematikat e konstatuara, pasi AKU ka kryer mbi 68 mijë inspektime gjatë këtij viti. Salla deklaroi se gjatë monitorimeve të kryera në periudhën janar-gusht, u konstatuan dy raste të mishit të pulës të importuar nga Brazili me mbetje të substancave veterinare. Sipas tij, njëra prej sasive ishte tregtuar përpara përfundimit të procesit të verifikimit. Ministri theksoi se pavarësisht se deri më tani është ndaluar importi nga ky shtet për mishin e gjedhit dhe të shpendëve, po vlerësohet me kujdes edhe situata sa i përket importit të mishit të derrit.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB