Video

Kush do të vritej në Lezhë? Policia parandalon atentatin, 3 të arrrestuar

Personi i tretë, Elden Tarja, ishte vendosur me një automjet në zonën ku kishin planifikuar të kryenin vrasjen, për të ndihmuar ekzekutorët të largoheshin nga vendi ingjarjes.

zh.ll
Kush do të vritej në Lezhë? Policia parandalon atentatin, 3
Vinçesk Piroli

TIRANË-Tre persona janë arrestuar nga Policia në kuadër të operacionit të koduar “Detajet”, pasi dyshohet se kishin planifikuar të kryenin një vrasje në zonën e Lezhës. Tre personat e arrestuar janë: Elden Tarja, Kristian Ymeri(Shkambi) dhe Vinçesk Piroli, të cilët rezultojnë me precedentë të shumtë penalë për krime kundër personit, brenda dhe jashtë shtetit. Policia arriti të parandalonte vrasjen, ku pasi i mbajtën prej ditësh nën vëzhgim, zbuluan intinerarin e tyre. Konkretisht blutë njoftojnë se Kristian Ymeri (Shkambi) dhe Vinçesk Piroli, të armatosur dhe me skafandra, lëviznin me një motomjet të vjedhur në Suedi, në rrugën e vjetër “Pllanë-Lezhë”, për të kryer krimin. Ndërkohë personi i tretë, Elden Tarja, ishte vendosur me një automjet në zonën ku kishin planifikuar të kryenin vrasjen, për të ndihmuar ekzekutorët të largoheshin nga vendi ingjarjes. Pas vëzhgimit dhe krehjes së zonave ku dyshohej se kishte lëvizur motori, në segmentin rrugor “Gjadër-Barbullush”, u ndalua automjeti tip “Volkswagen”, në të cilin ndodhej Kristian Ymer dhe Vinçesk Piroli, me drejtues Elden Tarjan. Policia ka dyshime se të arrestuarit mund të jenë të përfshirë edhe në atentatin e ndodhur në Sarandë mëngjesin e 20 shtatorit, ku u ekzekutua Artan Myrtaj.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB