Politikë

Hetimi nga SPAK, Spiropali: Kallëzim anonim, nuk kam asgjë për të fshehur

Gjatë konferencës për mediat një ditë pas përjashtimit të saj nga Partia Socialiste, Spiropali ka deklaruar se nuk ndihet e shqetësuar lidhur me procedimin penal të nisur nga SPAK dhe se nuk ka asgjë për të fshehur.

F.I
Hetimi nga SPAK, Spiropali: Kallëzim anonim, nuk kam asgjë për
Elisa Spiropali

TIRANË-Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka reaguar lidhur me hetimine nisur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) ndaj saj dhe bashkëshortit të saj, Salarjon Totajt. Hetimi ka nisur mbi kallëzime të mbërritura në SPAK, ku raportohet se referimi është bërë për një sërë veprash penale që lidhen me deklarimin e rremë, mosdeklarimin dhe fshehjen e pasurisë, pastrimin e produkteve të veprës penale, shpërdorimin e detyrës dhe korrupsionin.

Gjatë konferencës për mediat një ditë pas përjashtimit të saj nga Partia Socialiste, Spiropali ka deklaruar se nuk ndihet e shqetësuar lidhur me procedimin penal të nisur nga SPAK dhe se nuk ka asgjë për të fshehur. Deputetja ka deklaruar se kallëzimi është bërë në mënyrë anonime. 

Elisa Spiropali: Dua ta them qartë, jo një kallëzim të ketë në SPAK, por të gjithë ata që dihet kush janë anonim ose jo të vihen në resht dhe të bëjnë 100 kallëzime nuk e kam problem. Kur e nisa këtë betejë e kam ditur se çfarë vjen. Le të bëjnë sa të duan kallëzime,. Mos e përfshin SPAK. Unë nuk kam asgjë për të fshehur. Këtë beteje e kam bërë sepse nuk jam e shantazhueshme. Nuk më bëjnë dot shantazh.

Bazuar në kallëzimin e zbardhur, Elisa Spiropali, ish-ministre e Jashtme, ish-kryetare e Kuvendit dhe ish drejtoreshë e Doganave, dyshohet se ka përdorur funksionet shtetërore dhe influencat e saj për të përfituar në mënyrë të padrejtë para dhe prona publike, përmes familjarëve të saj.

Sipas dokumentit kallëzues pretendohet se Spiropali ka deklaruar kursime vjetore nga pagat në vlera që nuk justifikohen me koston e jetesës, ndërsa bashkëshorti, përpos dhuratave të dyshimta, ka deklaruar dividnet deri në 40 mijë euro në vit nga kompania e tij Salt shpk, në një kohë kur nuk rezulton që kjo kompani të ketë shpërndarë divident, duke ngritur dyshime për mashtrim dhe skemë pastrimi parash. 

Me anë të kallëzimit i kërkohet SPAK të verifikojë për interesa të mundshme të paligjshme të çiftit Spiropali-Totaj me kompaninë e supervizionit dhe kolaudimit ARKONSTUDIO, me bashkëpronar Erjon Këri dhe Krenar Dila, të cilët kanë përfituar në bashkëpunim me subjekte të tjera rreth 49 milionë euro tendera publikë. Në kallëzim thuhet gjithashtu se bashkëshorti i Spiropalit, në vitin 2017, ka shitur një makinë në vlerën 30 mijë euro. Në kallëzim ngrihen dyshime për pastrim parash pasi nuk rezulton që Totaj të kishte deklaruar më parë një makinë të tillë. Në kallëzim ngrihen dyshime për burimin e të ardhurave për blerjen e një apartamenti 65 m2 me vlerë 55 mijë euro nga Salarjon Totaj.

MOS HUMB