petri bozo
TIRANË- Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Mengel të Elbasanit, ku një fëmijë 7 vjeç u përplas për vdekje nga një automjet që drejtohej nga regjisori dhe producenti Petri Bozo. Ngjarja ka ndodhur teksa i mituri ishte duke shkuar në shkollë. Shkolla 9-vjeçare “Sulejman Rranci”,ndodhet në buzë të aksit nacional Elbasan-Librazhd. Lidhur me ngjarjen Policia ka shoqëruar në komisariat regjisorin, ndërsa një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Dinamika e aksidentit është ende e paqartë.
/ZËRI
Poll