Video

Rusia godet me raketa kompleksin e ambasadorit shqiptar

Vetë Filo deklaroi se gjatë sulmeve u strehuan në bodrumet e sigurta, ku qëndruam deri në mëngjes.

F.I
Rusia godet me raketa kompleksin e ambasadorit shqiptar
PAMJET NGA NGJARJA

UKRAINË-Rezidenca e ambasadorit shqiptar në Kiev, Ernal Filo, është dëmtuar nga sulmet masive ruse me raketa dhe dronë. Siç shihet, raketat kanë sjellë dëmtime të shumta, si edhe zjarre. Vetë Filo deklaroi se gjatë sulmeve u strehuan në bodrumet e sigurta, ku qëndruam deri në mëngjes.

Sulmi është dënuar edhe nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, i cili shkruan se jeta e ambasadorit është vënë në rrezik serioz, duke e konsideruar këtë diçka të papranueshme. Sipas ministrit, Shqipëria “dënon me forcë një tjetër sulm brutal në shkallë të gjerë me raketa balistike dhe dronë” të ndërmarrë nga Rusia kundër objektivave civile në Ukrainë, duke e konsideruar atë një “shpërfillje totale të jetës dhe dinjitetit njerëzor”./ZËRI

Poll

MOS HUMB