Video

“Ndal, Policia!”/ Urdhri që po sfidohet me armë!

Gjatë ndjekjes, Bregu zbriti nga automjeti dhe qëlloi me armë zjarri me qëllim kanosjen e efektivëve

F.I
“Ndal, Policia!”/ Urdhri që po sfidohet me armë!
Arsen Toska, Novruz Cenalia, Barush Bregu dhe Zamir Skënderi

TIRANË-Më 5 maj, në Ditën e Dëshmorëve, Policia e Shtetit shpalli “Dëshmor i Atdheut” Novruz Cenalin, efektivin që humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës në Fier. Një akt që riktheu në vëmendje rrezikun e përditshëm me të cilin përballen uniformat blu, aty ku një urdhër i thjeshtë si “Ndal, Policia!” mund të shndërrohet brenda sekondash në një përballje mes jetës dhe vdekjes. Një episod që dukej i paimagjinueshëm ndodhi brenda një furgoni policie. Gjatë transportimit nga Fieri drejt Komisariatit të Kuçovës, i arrestuari Zamir Skënderi arriti t’i marrë armën e shërbimit efektivit Arsen Toska dhe ta qëllojë atë brenda automjetit. Ai u arrestua nga dy policët e tjerë. Një ditë më pas gjatë operacionit për kapjen e Leonard Demës, i kërkuar për tentativë vrasjeje, tentoi të përplaste me automjet efektivët, duke rrezikuar jetën e tyre. Por skena nuk mbaroi aty. Amadeo Fufi, i cili ndodhej me të dhe rezulton djali i ish-deputetit të PD-së Mhill Fufi, dyshohet se nxori armën e zjarrit dhe ua drejtoi efektivëve. Në kushtet e vetëmbrojtjes, policia qëlloi me armë. Operacioni përfundoi me plagosjen e Leonard Demës dhe arrestimin e Amadeo Fufit. Pasditen e 9 marsit, në lagjen “Kiras” në Shkodër, policia tentoi të ndalonte automjetin ku ndodhej Barush Bregu. Gjatë ndjekjes, Bregu zbriti nga automjeti dhe qëlloi me armë zjarri me qëllim kanosjen e efektivëve. Ndryshe nga rastet e tjera, ai arriti t’u shpëtonte forcave të rendit dhe vijon të jetë në kërkim. Edhe në Dibër, më 4 mars, Klodian Mazari, i dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, organizatë kriminale dhe trafik narkotikësh, kundërshtoi arrestimin. Gjatë përplasjes, efektivi Gentjan Meda u shty nga muri dhe pësoi dëmtime të rënda. Një fakt mbetet i pandryshuar: pas urdhrit “Ndal, Policia!”, jo gjithmonë vjen bindja.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB