Video

Qeverisja e keqe po largon shqiptarët

BERZH vë në dukje se, grupi i ardhshëm i ekspertëve dhe profesionistëve në Ballkan dhe Shqipëri mund të kufizohet nga rënia e vazhdueshme e popullsisë për shkak të tendencave negative demografike veçanërisht, pasi një pjesë më e madhe e atyre me aftësi dixhitale kanë më shumë gjasa të emigrojnë.

F.m
Qeverisja e keqe po largon shqiptarët
Foto Ilustruese

TIRANË- Shqipëria spikat për fluksin e madh të të larguarve në raport me popullsinë. Sipas Monitor, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim vuri në dukje se emigracioni i lartë ka si shtysë kryesore qeverisjen e keqe. Sipas sondazhit të fundit të Gallup, Shqipëria ishte ndër 10 vendet e para në botë ku të paktën gjysma e popullsisë do të donte të ikte jashtë vendit gjatë viteve 2018-2021.

“Qeverisja e dobët është një shtytës kryesor i emigrimit. Përvoja aktuale dhe e kaluar e emigracionit në Ballkanin Perëndimor ka treguar se korrupsioni ose paqëndrueshmëria politike është arsyeja më e rëndësishme për emigracionin”, vë në dukje analiza e BERZH.

Nga 13 arsyet e ofruara për emigracionin, 66.7 për qind e të anketuarve në Ballkan vlerësuan korrupsionin ose paqëndrueshmërinë politike në vendin e tyre si shumë të rëndësishëm, ndërsa 19.2 për qind e konsideruan të rëndësishëm. BERZH vë në dukje se, grupi i ardhshëm i ekspertëve dhe profesionistëve në Ballkan dhe Shqipëri mund të kufizohet nga rënia e vazhdueshme e popullsisë për shkak të tendencave negative demografike veçanërisht, pasi një pjesë më e madhe e atyre me aftësi dixhitale kanë më shumë gjasa të emigrojnë.

Ka tashmë shumë të dhëna nga të gjithë rajonet e BERZH-it, përfshirë Ballkanin Perëndimor, për të sugjeruar se punëtorët me aftësi shumë të kërkuara, si TIK, po migrojnë drejt ekonomive të përparuara me një nivel më të lartë page. Mungesa e fuqisë punëtore në sektorin e turizmit po bëhet gjithnjë e më akute dhe duhet të adresohet me praktika gjithëpërfshirëse të punësimit që rrisin nivelet e pjesëmarrjes dhe aftësitë e grupeve të nën-përfaqësuara (për shembull, të rinjtë, gratë dhe pakicat), si dhe duke rritur formalizimin e punësimit sugjeron BERZH.

Poll

MOS HUMB