Video

Punonjësi plagoset në uzinën e Albchrome, e zë pllaka e hekurit

Mekaniku është goditur në shpatull dhe shtyllën kurrizore dhe aktualisht ndodhet tek Spitali i Traumës në Tiranë.

F.m
Punonjësi plagoset në uzinën e Albchrome, e zë pllaka e
Foto nga vendngjarja

TIRANË- Një punonjës ka mbetur i plagosur rëndë në Uzinën e Ferrokromit “Albchrome” në zonën industriale të Paprit. Aksidenti u raportua një ditë më parë 4 qershor, ku një pllakë qindra kilogramë i ra mbi trup, mekanikut Rudin Meçja rreth orës 12:15 në repartin e copëtimit të ferrokromit.

Mekaniku është goditur në shpatull dhe shtyllën kurrizore dhe aktualisht ndodhet tek Spitali i Traumës në Tiranë. Inspektorati i Punës ka vendosur pezullimin e pjesshëm të aktivitetit të Albchrome për sigurinë dhe shëndetin në punë, pas ngjarjes. Ndërsa, tre persona janë ndaluar me urdhër të gjykatës. Të ndaluarit janë të përfshirë në menaxhimin dhe mbikëqyrjen e sigurisë në punë në Albchrome.

Poll

MOS HUMB