Video

Dritan Gjika pastronte paratë e kokainës përmes kompanive në Dubai

Për të pastruar fitimet e paligjshme, ata dyshohet se janë mbështetur në kompani në Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe në Spanjë.

F.m
Dritan Gjika pastronte paratë e kokainës përmes kompanive në
Dritan Gjika

TIRANË- Dritan Gjika, kreu i një prej organizatave më të fuqishme kriminale shqiptare në Amerikën Latine, i arrestuar në Dubai akuzohet se ka përdorur Emiratet e Bashkuara Arabe si qendër për pastrimin e parave të ardhura nga droga. Prokurorët ekuadorianë akuzojnë Gjikën dhe bashkëpunëtorët e tij se kanë përdorur disa kompani për të transportuar drogë nga vendi i Amerikës së Jugut në Evropë, të fshehur në ngarkesa me banane.

Për të pastruar fitimet e paligjshme, ata dyshohet se janë mbështetur në kompani në Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe në Spanjë. Një dokument, i njohur në Ekuador si “audiencia de vinculación a la instruçión fiscal” në të cilin prokurorët paraqesin çështjen e tyre, regjistron Gjikën dhe një “partner financiar të paidentifikuar” duke diskutuar “nevojën për të lëvizur shuma të mëdha parash duke përdorur ndërmjetës”. Këshilla e Gjikës është kalimi i jo më shumë se 50 mijë eurove në një dorë, pasi një gjë e tillë, do të ‘zgjonte’ autoritetet. Bosi shqiptar i kokainës, Dritan Gjika, 48 vjeç, është arrestuar në Dubai. Arrestimi, i konfirmuar nga autoritetet ekuadoriane më 26 maj 2025, erdhi në kuadër të dosjes 'Pampa', një hetim i përbashkët nga Ekuadori dhe Spanja, ku u zbulua një rrjet përgjegjës për pastrimin e mbi 30 milionë dollarëve përmes kompanive ekuadoriane.

Poll

MOS HUMB