Video

Arrestohen dy persona për vrasjen e Ermir Dedjas

Të dy, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kontrabanduar dy mjete në Shqipëri. Një prej tyre është tip "Seat" që u përdor nga autorët e vrasjes së 29-vjeçarit dhe që më pas u dogj në fshatin Gërdec.

F.m
Arrestohen dy persona për vrasjen e Ermir Dedjas
Ermir Dedja

TIRANË- Dy persona janë vënë në pranga dhe tre të tjerë vijojnë të jenë në kërkim për vrasjen e Ermir Dedjas, ngjarje e ndodhur në Durrës. Dy të arrestuarit janë identifikuar si: Erion Ndoni dhe Klodian Berisha. Të dy, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kontrabanduar dy mjete në Shqipëri. Një prej tyre është tip "Seat" që u përdor nga autorët e vrasjes së 29-vjeçarit dhe që më pas u dogj në fshatin Gërdec.

Por po ashtu, Berisha dhe Ndoni kanë sjellë edhe një mjet tjetër, tip "Cupra" që dyshohet se gjithashtu do të përdorej për një ngjarje tjetër kriminale. Xhuljano Dyrmishi dhe dy persona të tjerë, një prej tyre nga Maroku, janë shpallur në kërkim për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes. Deri më tani, të tre ndodhen jashtë Shqipërisë, ndërsa përsa u përket atentatorëve, duket se ende nuk ka asnjë shenjë prej tyre. 29-vjeçari Ermir Dedja, me origjinë nga Shijaku kishte jetuar në Gjermani, ndërsa së fundmi jetonte i vetëm në lagjen nr.11 në Durrës. Ai u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të 20 majit, sapo zbriti nga makina e tij.

Poll

MOS HUMB