Video

Publikohet teza e provimit të maturës

Pas publikimit të fotove të provimeve në rrjet, ka pasur edhe një reagim nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

F.m
Publikohet teza e provimit të maturës
Foto Ilustruese

TIRANË- Ashtu si çdo vit, tezat e provimeve të Maturës janë publikuar në rrjetet sociale. Sot, teza për Gjuhën e Huaj u publikua rreth 25 minuta pas nisjes së provimit. Pas publikimit të fotove të provimeve në rrjet, ka pasur edhe një reagim nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Në një njoftim zyrtar në Facebook, Ministria thotë se publikimi i fotove nuk e cënon procesin. Sot, 3 qershor, mbi 27 mijë maturantë në të gjithë vendin iu nënshtruan provimit të parë të Maturës Shtetërore.

Poll

MOS HUMB